Pulisic zbarkon te Milani, ja fjalët e para të sulmuesit amerikan si kuqezi

Christian Pulisic është gati të fillojë aventurën e tij të re me fanellën e kuqezinjve. Sulmuesi amerikan mbërriti në Itali mëngjesin e sotëm me një fluturim nga Atlanta. Ai zbarkoi në aeroportin e Malpensa në orën 09:25.
Profili i Milanit në Instagram ka publikuar një video me fjalët e tij të para, menjëherë pas zbritjes nga avioni: “Përshëndetje tifozë të Milanit, unë jam Christian Pulisic. Sapo kam zbritur në Milano dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Mezi pres të arrij. Forca Milan!”
Marrëveshja mes palëve është e kryer tashmë. Kontrata e Pulisic me kuqezinjtë do të zgjasë deri në vitin 2027. Për Chelsea do të shkojnë 20 milionë euro. Nënshkrimi është planifikuar për sot. Më pas, Pulisic do të jetë në dyqanin zyrtar të klubit për të autografuar fanellat e tij të para si lojtar i Milanit.