08:10 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Puna e ministrit Zemaj tashmë e pranushme dhe e mirëpritur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së

Qytetarët e Republikës së Kosovës ka ma shumë së gjashtë muaj prej kur po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është ajo që ka barrën më të madhe në menaxhimin e kësaj situate aspak të lehtë, ku tashmë janë vënë edhe masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Fatmirësisht numri i të infektuarve ka rënë ditëve të fundit, po ashtu edhe i rasteve fatale.

E, puna e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, është e pranushme dhe e mirëpritur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së.

Ky institucion në rrjetin social Twitter kanë publikuat disa imazhe, derisa shkruhet se ShBA-të, janë të lumtura që u kanë siguruar qytetarëve të Kosovës ventilator.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë kosovarë për të luftuar COVID-19 dhe për të promovuar rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin”, thuhet në këtë shkrim .

Ja postimi i plotë:

The United States is very pleased to provide these ventilators to the people of #Kosovo. We are working closely with our Kosovo partners to combat #COVID19 and promote economic recovery and stability.