Puna e Valdrin Sahitit nuk mungoi as në “Festivalin e Kanës”

Disejnatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, njihet si një ndër stilistët më të kërkuar në vend, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ka veshur bolgeren e famshme, Leonie Hanne, e cila është paraqitur me fustanin e Valdrin Sahitit në Festivalin e Kanës.
Fustani që ka veshur ajo është i punuar me mjaft mjeshtëri.

Blogerja e njohur ka publikuar një video me këtë fustan përrallor ku e ka bërë `tag edhe stilistin të mirënjohur.
Mirëpo nuk është hera e parë që Sahiti vesh yjet botërorë.
Më herët, ai ka rrëfyer se ishte kontaktuar nga reperja Cardi B, e cila më pas veshi një fustan të zi e mjaft elegant të krijuar nga stilisti.
Edhe këngëtarja Bebe Rexha është veshur shpeshherë nga Valdrini!
Por duhet kujtuar edhe fustani i kuq që pati veshur diva e muzikës, Beyonce. Ai fustan u përfol jashtë mase./IndeksOnline/