17:09 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Puna nga shtëpia, një prej trendeve të momentit

Megjithatë menaxhimi i duhur i punës me një punonjës të pavarur mbetet gjithmonë një sfidë më vete. Ja sesi të merrni më të mirën prej një bashkëpunimi të tillë:

-Zgjidhni punonjësin e duhur. Në ditët e sotme ka shumë faqe interneti ku prezantohen profilet e shumë punonjësve që punojnë të pavarur, gjë kjo e cila jo vetëm do t’ju kursejë shumë kohë por edhe do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjen e duhur.

-Trajtojini si profesionistë. Punonjësit që punojnë nga shtëpia bëjnë të njëjtën punë me ata që punojnë në zyrë, madje mund të bëjnë edhe akoma më shumë. 

-Përcaktoni paraprakisht, pagesën dhe afatet. Kjo do të bëjë që mos të krijohen probleme as nga ana juaj si punëdhënës dhe as nga ana e tyre si punëmarrës.

-Respektoni pavarësinë e tyre.