75 Mall Live Search
15:00 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Punë e kryer, Livakovic do të transferohet te kjo skuadër e njohur evropiane

Dominik Livakovic është afër rikthimit te Dinamo Zagreb.

Pas një avanture jo të mirë në Spanjë, te skuadra e Gironas, portieri kroat do të rikthehet te klubi ku u bë i famshëm, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave kroate, Dinamo Zagreb ka arritur marrëveshje me Fenerbahchen për huazimin e Livakovic deri në fund të sezonit.

Në fakt Dinamo do të dëshironte një transferim të përhershëm të gardianit 31-vjeçar, ku do ti ofronte një kontratë katër vjeçare, por kjo nuk është e mundur pasi nuk është e gatshme ti paguaj skuadrës turke aq sa po kërkon për ta lënë të lirë Livakovicin./IndeksOnline/