19:30 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Punë e kryer: Milan siguron përforcimin e parë për vijën e sulmit

Milani ka filluar të mendojë për merkaton e verës dhe Rosonerët kanë piketuar një sulmues me kosto të ulët.

Kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga Belgjika, aty ku kampioni Krepin Dietta ka fituar vëmendjen e disa klubeve. Club Brugge ka zbuluar xhevahirin e ri vetëm 21 vjeç.

Senegalezi ka shënuar 8 gola dhe 4 asistime në 34 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Interesim për të kanë shfaqur Hertha Berlin dhe Watford, por Milani është në pole position për transferimin e tij. /IndeksOnline/