75 Mall Live Search
10:23 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

Punë e kryer: Nagelsmann trajner i Bayernit, mësohen edhe detajet e marrëveshjes

Julian Nagelsmann do të emërohet trajneri më i ri i FC Bayern Munchen.

Gazetari i ‘Bild’, Christian Falk përmes rrjeteve sociale e ka quajtur si ‘punë të kryer’ emërimin e Nagelsmann si trajner të ‘Bavarezëve’, shkruan IndeksOnline

Ai thotë se trajneri i RB Leipzig do të firmos kontratë pesë-vjeçare me kampionin e Bundesligas me një vlerë prej 25 milionë eurove (përfshi bonuset).

33-vjeçari do ta zë vendin e Hansi Flick, i cili do të largohet nga ‘Allianz Arena’ në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë që Nagelsmann karrierën për trajner e nisi te skuadra gjermane, Hoffenheim./IndeksOnline/