13:32 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Punë e kryer: Patrick Vieira rikthehet në Premierligë

Legjenda e futbollit francez, Patrick Vieira do të rikthehet në Premierligë në rolin e trajnerit.

Ashtu siç raporton gazeta ‘The Athletic’, 45-vjeçari ka arritur marrëveshje me Crystal Palace për t’u emëruar trajner i tyre, shkruan IndeksOnline

Vieira e njeh mirë futbollin anglez, pasi ka luajtur te skuadra e Arsenalit dhe ajo e Manchester Cityt gjatë viteve 1996-2005 dhe 2010-11.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Francës karrierën si trajner e nisi gjatë vitit 2016, ku u emërua në stolin e New York Cityt në Amerikë. Ai po ashtu ishte trajner i Nices në sezonin 2018/20./IndeksOnline/