Punë e kryer, tre kosovarë bëhen te Hoffenheimi

Pas Fisnik Asllanit dhe Leon Avdullahut, te Hoffenheimi do ta shohim edhe një tjetër kosovar. Bëhet fjalë për Albian Hajdarin.
Futbollisti i Luganos sapo e ka kryer marrëveshjen me skuadrën e njohur gjermane.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me TSG sot. 5 milionë euro i ka kushtuar skuadrës gjermane blerja e kosovarit.
Për Hajdarin kishte interesim të madh edhe nga Sevilla dhe Uest Ham, por dëshira e tij ishte Bundesliga./Indeksonline/