75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 08 Janar 2026 / MSH1

Punë jo, mëditje po/ “Trepça” i shkëput kontratën punëtorit të papërgjegjshëm

Komisioni Disiplinor i shoqërisë aksionare “Trepça” ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e punëtorit F.A.

Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni ka konstatuar shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Sipas rregullores së punës, shkelje e rëndë konsiderohet mungesa nga puna pa arsye tri ditë rresht ose pesë ditë brenda 12 muajve.

Bazuar në raportet zyrtare, punëtori F.A ka munguar mbi 28 ditë pune.

“Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 148, datë 08.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore: ndërprerje e marrëdhënies së punës” thuhet në njoftimin e “Trepçës”.

Gjatë verifikimit është konstatuar se punëtori ka munguar 10 ditë, pa asnjë skenim të hyrje-daljes, ndërkohë që i janë ekzekutuar mëditjet, 18 ditë është skenuar në hyrje por jo dhe në dalje, me dyshimin se ka lënë vendin e punës dhe nuk është kthyer, si dhe 7 ditë ka munguar në punë, duke e arsyetuar mëditjen.