75 Mall Live Search
21:22 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Punë shembullore, kryetari s’e lejoi asfaltin pa kritere, sot u shtrua rruga e re e cilësore

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj para disa ditësh në Samadrexhë kishte kërkuar nga kompania që po shtronte asfaltin e një rrugë të heqte, pasi trashësia nuk ishte në nivel.

Ai e kishte ndalur punën që po bëhej në këtë rrugë, duke kërkuar rregullimin  e saj sipas përmasave të duhura në mënyrë që cilësia e asfaltit të ishte e mirë.

Indeksonline mëson se sot është vendosur asfalti i ri me cilësi të lartë dhe me parametra ashtu siç është kërkuar.

Siç shihet në këto fotografi, tashmë rruga është shtruar me asfalt tjetër.

“Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon. Kjo punë nuk pranohet.Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime”, kishte shkruar Muharremaj./Indeksonline/