Punët “llugë” në shtëpi, por Unitedi s’di për humbje në 14 ndeshje në Evropë

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të luhet finalja e madhe e Europa League në mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit.
Ndonëse të dyja skuadrat i kanë punët “llugë” në Premier League, faqja zyrtare e Europa League e ka vënë në pah një statistikë interesante për “Djajtë e Kuq”.
Unitedi nuk njeh për humbje në 14 ndeshje në Europa League, ku ka gjashtë barazime dhe nëntë fitore.
Tottenhami ka arritur në finale të Europa League, pasi e mposhti Bodo/Glimtin me rezultat të përgjithshëm 5-1, ndërsa Unitedi pas triumfit 7-1 ndaj Athletico Bilbaos.