10:58 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Punëtorët e ‘Ferronikel’-it nuk festojnë por protestojnë

Punetorët e ‘Ferronikel’-it në Ditën e 1 Majit kanë vendosur që të protestojnë.

Edhe pse gjithë qytetarët në Kosovë po festojnë, punëtorët e fabrikës e kanë shfrytëzuar 1 Majin për të protestuar, shkruan Indeksonline.

Të njëjtit kanë kërkuar trajtim më të mirë të punëtorëve, sigurim shendëtësor, ngritje të pagave dhe implementimin e marrëveshjes kolektive.

Kjo fabrikë ka afro një mijë të punësuar./Indeksonline/