09:11 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Punëtorët e KEK-ut shtyjnë protestën deri në muajin mars

Anëtarët e Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës dhe punëmarrës të KEK-ut, sot kanë mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje, pas shqyrtimit të bordit për ngritjen e pagave si dhe sqarimin e mëvonshëm për dhënien e pagës së marsit me ngritje prej 100 euro, u vendos që greva e paralajmëruar për sot, të shtyhet deri në dhënien e pagës së muajit mars, transmeton Indeksonline.

Këshilli i përgjithshëm i SR KEK-ut i uron të gjithë punëmarrësit për angazhimin e dhënë për ngritjen e nivelit të pagave dhe festën e 17 shkurtit Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës./Indeksonline/