75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 02 Shtator 2025 / H F

Punëtorët e pastrimit në Deçan i gjejnë dy granata dore gjatë grumbullimit të mbeturinave

Punëtorët e pastrimit në Deçan, kanë gjetur dy granata dore. Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia për deminim ka bërë tërheqjen e tyre.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE

Deçan 01.09.2025-09:30. Raportohet se punëtorët e pastrimit të qytetit, gjatë grumbullimit të mbeturinave kanë hasur në dy mjetet të dyshuara shpërthyese (granata dore). Njësia për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e granatave. Rasti është duke u hetuar.

/Foto ilustruese/