75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / H F

Punëtorët e “Pastrimit” protestojë sërish para komunës kundër angazhimit të privatëve për mbledhjen mbeturinave

Shoqata Sindikale e “Pastrimit” ka nisur protesten përpara objektit të Komunës së Prishtinës.

Protesta mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit, shkruan IndeksOnline.

 Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.

Duke prezantuar kërkesat e njëjta që patën edhe protestën e kaluar, ata thanë se u është premtuar qe tre vjet investimi në kamionë të rinj.

Duke prerë shiritin e kuq, ata ftuan zyrtarët komunalë të shohin se në çfarë kushtesh të rënda janë kamionët e kompanisë, të blerë qe 15 vjet e që operojnë në tri ndërrime.

Duke ftuar jashtë kryetarin Përparim Rama, protestuesit nisën brohoritjet.

Ata thanë se po presin rezultatet e takimit të nesërm, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e grevave./IndeksOnline/