11:22 / E Premte, 05 Prill 2024 / k.v

Punëtorët e përjetojnë rëndë djegien e Kosoaborit, lot e emocione para vendit të punës (Video)

Depoja e barnave ‘Koslabor’ është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm në Çagllavicë.

Për rastin është deklaruar tani edhe Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë afër vendit ku po digjet depoja, janë paraqitur edhe punëtorët të cilët po e përjetojnë rëndë djegien e objektit.