10:42 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Punëtorët e QKUK-së me kartela për respektimin e orarit të punës

Ministria e Shëndetësisë, nga sot ka nisur projektin e menaxhimit të vijimit në punë të punëtorëve në QKUK, duke e pajisur gjithë stafin me ID Kartela.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, tash e tutje, secili prej tyre është i obliguar që t’i përdorë ato, në mënyrë që të dihet saktësisht ora kur e fillon punën, ora kur e mbaron, si dhe ora kur e shfrytëzon pauzën – kur del dhe kur kthehet.

“Zbatimi i reformave në shëndetësi është i mundshëm vetëm duke shtuar përgjegjësinë individuale, menaxhuese dhe shoqërore. Respektimi i orarit të plotë të punës është i domosdoshëm. Kjo është në interes të të gjithëve: personelit mjekësor dhe sidomos pacientëve”, ka deklaruar ministri Ismaili