75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / S Z

Punëtorët e Trafikut Urban protestojnë para Komunës së Prishtinës

Qytetarët e Prishtinës nga sot kanë mbetur pa transport publik, pasi ndërmarrja “Trafiku Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat, për shkak të vështirësive financiare të krijuara nga bllokimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Derisa autobuset e Trafikut Urban sot kanë mbetur në parking, punëtorët tashmë po protestojnë. Ata tashmë kanë filluar protestën që nga ora 09:00 para Komunës së Prishtinës.

E shkak i protestës është ndalimi i shërbimit të transportit publik në Prishtinë,  për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.