75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / S Z

Punëtorët e transportit privat presin reflektim në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Prishtinës

Punëtorët e operatorëve privatë po presin një reflektim nga seanca e jashtëzakonshme që do të mbahet në ora 15:00 në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kryetari i Sindikatës së Linjave Private, Avdyl Brajshori, theksoi se transportuesit urban presin hapa konkretë nga institucionet lokale dhe qendrore.

“Siç e dini, jemi duke pritur ndonjë veprim nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror. Sot është thirrë një seancë e jashtëzakonshme dhe presim që ajo të kalojë me sukses. Ne do të jemi pjesëmarrës në seancë, duke marrë parasysh rëndësinë që ka për transportuesit urban. Aktualisht nuk ka diçka konkrete; pas seancës mund të prononcohemi dhe t’ju ofrojmë informacione më të detajuara. Besoj se të gjithë asamblistët do të reflektojnë pozitivisht, sepse situata pa transport e ka vështirësuar jetesën e qytetarëve. Qytetarët po detyrohen të marrin taksi, që kushton më shumë, ndërsa transporti publik ka ofruar gjithmonë shërbime cilësore. Me kalimin e buxhetit, besoj që do të ketë reflektim pozitiv”, u shpreh Brajshori.