75 Mall Live Search
22:09 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Punëtorët e Ujësjellësit nuk ndalen së punuari edhe në orët e vona

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’  po vazhdojnë të  punojnë për të sanuar defektin e tubit me diametër 600mm që është dëmtuar sot në mëngjes.

Në vizitë punëtorë i ka ardhur kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Amir Gashi i cili i inkurajoj ata për punën e palodhshme që janë duke e bërë, që qytetarëve që janë të lidhur me sistemin e Badocit të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.

Defekti ne tub i ka lënë shumë qytetarë në Prishtinë sot pa furnizim me ujë./Indeksonline/