09:54 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Punëtorët pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe

Punëtorët e thjeshtë, pa diploma, nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe pas Brexitit.

Qeveria ka njoftuar për rregulloren e re të punësimit të emigrantëve në Britaninë e Madhe. Sipas njoftimit, transmeton Shqip, emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian do të trajtohen në mënyrë të barabartë me emigrantët e vendeve të tjera pas përfundimit të lëvizjes së lirë Mbretëri e Bashkuar-BE, më 31 dhjetor.

Kjo paketë sipas qeverisë synon të ulë emigracionin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Skema e re që pritet të hyjë në fuqi është me pikë.

Sipas skemës emigrantët që duan të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të flasin anglisht dhe të kenë një ofertë pune të aprovuar. Me plotësimin e këtyre kushteve të jepen 50 pikë.

Por për të fituar vizën e punës duhet të marrësh 70 pikë. Pikët e tjera sigurohen nga kualifikimet, vlera e pagës dhe puna duhet të jetë në një sektor me mungesa në punonjës.