Punëtorët teknik në shkolla pagën mbi 370 euro
Ditën e hënë do të fillojë mësimi në sistemin arsimor sipas marrëveshjes së arritur sot në mes të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Indeksonline ka siguruar marrëveshjen ku shihet se mësimdhënësit kanë përfituar mjaftë nga marrëveshja.
Kështu drejtorët e shkollave të mesme të larta dhe speciale do të kenë pagën 770 euro.
Ndërsa, edhe mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta dhe ulëta do ta kenë pagën mbi 600 euro.
Por, keq nuk do të mbeten as punëtorët teknik. Sipas kësaj marrëveshje, paga e punëtorëve është 372 euro, pagë kjo shumë më e lartë se atyre që punojnë ndërtimtari apo kamarieret në restorante, ku paga mesatare është dikund rreth 250 euro. Apo punëtorët e sigurimit, të cilët paguhen 200 euro në muaj.
Kurse, për bibliotekistët është paraparë ngritje pagash nga 501 euro në 578 euro./Indeksonline/
