75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / LB

Punëtorëve teknikë të QKUK-së u rritet paga nga 275 në 402 euro

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë me dije se janë rritur pagat e punëtoreve teknik në QKUK.

Azemi në një postim në Facebook ka thënë se deri të rritja ka ardhe pas shumë presioneve, protestave dhe grevave që kanë bërë në QKUK.

Pagat e punëtoreve teknik, sipas tij, do të rritën në 402 euro me tenderin e ri që veç është publikuar nga 275 euro sa kanë qenë.