Punëtori bie nga objekti banesor në Prishtinë, dërgohet menjëherë në QKUK

Një punëtor ka pësuar lëndime trupore teksa po punonte në një objekt banesor në Prishtinë.
Sipas policisë, punëtori ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe ka pësuar lëndime trupore.
Njoftimi i plotë i policisë:
RREZIKIM NË VENDIN E PUNËS /Prishtinë, 12.02.2022 – 16:30. Është raportuar se një mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në një objekt banesor është rrezuar nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin janë intervistuar pronari i kompanisë dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.