75 Mall Live Search
15:39 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Punëtori e rrezikon jetën në vendin e punës, qëndron në kulmin e shkatërruar

Siguria e punëtorëve në vendin e punës vazhdon të jetë shqetësuese.

Por, në shumë raste janë vetë punëtorët fajtorë që rrezikojnë jetën duke punuar në vende të rrezikshme. Pamjet e sotme e tregojnë këtë më së miri.

Në lagjen Tophane të Prishtinës, një punëtor shihet duke qëndruar në një kulm pothuajse të shkatërruar.

Pa asnjë masë mbrojtëse, personi në foto duket sikur po “luante lotari” me jetën e tij./Indeksonline/