75 Mall Live Search
20:51 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / OSH

Punëtori e shanë drejtorin e spitalit të Gjakovës: Pse ma ke ndrru vendin e punës?

Një punëtor i spitalit të Gjakovës “Isa Grezda” ka sharë ushtruesin e detyrës së drejtorit, për shkak që ia kishte ndërruar vendin e punës, shkruan IndeksOnline.

Zëdhënësi i PK-së, Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur se i njëjti ka përdorur fjalë të llojit “Guxo dil tash e mbas në rrugë” dhe “Pse ma kë ndrru vendin e punës”.

I dyshuari është arrestuar nga Policia.

“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakove) deklaron se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës kishte thirrur përmes telefonin viktimën  duke i thënë: “Pse ma kë ndrru vendin e punës” , si dhe e ka sharë, pastaj i ka thënë: “Guxo dil tash e mbas në rrugë”, dhe e ka mbyllur telefonin.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të  Prokurorit Kujdestar lirohet në procedurë të rregulltë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim./IndeksOnline