Punëtori hipën në maje të ndërtesës pa asnjë masë sigurie, rrezikon jetën e tij
Jeta e rrezikuar punëtorëve që punojnë në ndërtimtari vazhdon të jetë sfidë për vendin.
Shpesh ka raste kur punëtorët ngjiten në lartësi dhjetëra metërshe, pa asnjë masë sigurie.
Një rast i tillë u filmua edhe para disa minutash në kryeqytet, pikërisht në ‘Lagjen e Muhaxherëve’.
Lexuesi i Indeksonline ka dërguar fotografi ku shihet një punëtor i cili gjendet në katin e nëntë të një objekti në ndërtim e sipër.
Ai nuk ka asnjë masë sigurie, e cila do ta siguronte jetën e tij sado pak, duke rrezikuar kështu vetën. /Indeksonline/

