17:39 / E Shtunë, 27 Tetor 2018

Punëtori i Bechtel Enkas që pa vdekjen me sy, për dy orë mbeti i varur në vinç

Mbrëmë në autostradën “Arbën Xhaferi” përkatësisht në segmentin e fundit të pjesës së urës, gjashtë punëtorë të ‘Bechtel & Enkas’ derisa ishin duke punuar pësuan lëndime trupore, si pasojë e rrëzimit të një vinçi.

Të lënduarit u dërguan menjëherë për tretman mjekësorë fillimisht në emergjenten e Kaçanikut pastaj më tutje në Ferizaj, për t’u liruar më pas të njëjtit për në shtëpi.

Indeksonline mëson se njëri prej punëtorëve është Perparim Sadiku nga Komuna e Shtimes.

Sadiku, në momentin e rrëzimit të vinçit kishte mbetur i varur pothuajse dy orë në objektet punuese të autostradës.

“Portali Indeksonline” ka siguruar edhe pamje ku shihet punëtori në fjalë teksa qëndron në një pozitë tejet të vështirë, e që po ashtu i njëjti kishte parë vdekjen me sytë e tij nga një lartësi që besohet të ketë qenë 45 metra.

Ndryshe, incidenti kishte ndodhur dje në vendin e quajtur “Uji i thartë” në Han të Elezit rreth orës 17:00. Në bazë të deklaratave të të lënduarve, aksidenti kishte ardhur pasi është rrëzuar një trase në lartësi prej 4-5 metra dhe të gjithë personat që janë lënduar, kanë qenë duke punuar në atë pjesë

Rikujtojmë, se rruga ishte bllokuar prej një kohëzgjatje 3 orë për shkak të rrëzimit të një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës./Indeksonline/

Mos i humb