Punëtori i hotelit arrestohet vetëm pse u xhirua teksa po hante mëngjes me një femër
Një punëtor hotelier egjiptian është arrestuar në Arabinë Saudite pasi filmoi veten duke ngrënë mëngjes më një kolege femër.
Videoja,e cila u shpërnda mijëra herë në Arabinë Saudite, tregon njeriun e ulur pranë një gruaje të mbuluar në një qytet perëndimor të Mekës, transmeton Indeksonline.
Pasi videoja u shpërnda, Ministria e Punës së Arabisë Saudite arrestoi njeriun egjiptian dhe gjithashtu e thirri pronarin e hotelit për ta marrë në pyetje.
Eksportuesi kryesor i naftës në botë po shtyn një mori reformash ekonomike dhe sociale, duke përshirë dhënien fund të ndalimit të grave për ngasje të veturave dhe hapjen e sektorëve të rinj për punë për femrat.
Por disa tradita konservatore nuk kanë qenë aq të shpejta për të ndryshuar thellësisht në Arabi.
Në video shihet se çifti hanin mëngjes përderisa gruas I duken duart dhe sytë dhe në një moment ajo ushqen mashkullin me një copë ushqimi.
Prokurori publik më vonë ka lëshuar një deklaratë duke u bërë thirrje banorëve që t’i përmbahen ligjeve të mbretërisë dhe t’i respektojnë vlerat dhe traditat e saj. /Indeksonline/