20:01 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Punëtori i ndërtimtarisë rrezikon jetën, punon pa asnjë mbrojtëse në ndërtesën disakatëshe!

Numri i punëtorëve që kanë humbur jeten në vendin e punës në Kosovë është i madh.

E as kjo gjë s’ka ndikuar që të përmirësohen kushtet e punës, shkruan IndeksOnline.

Për një pagë minimale, punëtorët e ndërtimtarisë shpeshherë rrezikojë jetën në vendin e punës. Rast i tillë është edhe ky në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Një punëtor shihet pa mjete mbrojtëse të punës duke rrezikuar jetën në kat të lartë të ndërtesës./IndeksOnline/