10:23 / E Diele, 04 Qershor 2023 / LB

Punëtori i një kompanie në Fushë Kosovë merr paratë dhe nuk i kthen më

Një punëtor i një kompanie në Fushë Kosovë ka marrë paratë e vendit ku punonte dhe nuk i ka kthyer më, shkruan Reporteri.net.

Rastin në polici e ka lajmëruar menaxheri i kompanisë ku më pas punëtori veçse është arrestuar nga policia.
Njoftimi i policisë:

KEQPËRDORIM I BESIMIt

Fushë Kosovë 02.06.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte keqpërdorur paratë e firmës ku punonte. Sipas ankuesit mashkull kosovar -menaxher i firmës, i dyshuari ka marr një shumë parashë dhe nuk i ka kthyer më. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.