75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Punëtori në Fushë Kosovë hipën në vinç pa asnjë masë sigurie

Siguria e punëtorëve në Kosovë vazhdon të jetë në nivel të ulët dhe tejet shqetësuese, duke marrë parasysh numrin e vdekjeve që janë shënuar viteve të fundit.

Shpesh haset në punëtorë që punojnë në objekte të larta dhe pa asnjë masë sigurie, përcjellë Indeksonline.

Një lexues ka dërguar fotografi të realizuara sot në mëngjes në një objekt që po ndërtohet në Fushë Kosovë.

Aty shihet një punëtor duke punuar, sipas lexuesit, në një lartësi tejet të madhe.

Punëtori nuk ka asnjë masë sigurie, duke vënë në rrezik kështu jetën e tij. /Indeksonline/