Punëtori nga Suhareka vdes në vendin e punës në Slloveni

Dibran Tahiri është emri i punëtorit kosovar që ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.
Indeksonline mëson se kosovari ishte duke punuar me beton në Celje, kur një pjesë e betonit e ka zënë për t’i marrë jetën.
Historia bëhet më e dhimbshme pasi që gruaja e viktimës këtë javë ishte në pritje të marrjes së vizës për tu bashkuar me bashkëshortin. /Indeksonline/