17:42 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Punëtori rrezikon jetën teksa punon në lartësi pa masa mbrojtëse në Prishtinë

Siguria e punëtorëve në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm.

Pavarësisht inspektimeve të shumta,  ende ky sektor mbetet më i pasigurtë për punëtorët.

Kjo pasi gjatë vitit të kaluar, por edhe sivjet, ka pasur mjaftë raste të vdekjeve aksidentale, sidomos ato që kanë qenë në lartësi të madhe.

Ndër arsyet e vdekjeve në vendin e punës janë kushtet jo të sigurta në të cilat punojnë punëtorët.

Në disa fotografi të realizuara sot në lagjen ‘Dragodan’ të Prishtinës, punëtori pa mbrojtëse gjendet në një lartësi 5-katëshe.

Në këto raste, shumë punëtor bien duke marrë edhe lëndime serioze e fatkeqësisht disa përfundojnë me fatalitet.

Ndryshe, edhe javën e kaluar,  një punëtor rreth të 50-ve vdiq në vendin e punës, përkatësisht në një ndërtesë shumëkatëshe në Prishtinë./Indeksonline/