75 Mall Live Search
17:22 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Punëtorit që mbeti në gjendje kome pas rrëzimit, i përmirësohet gjendja!

Një punëtor derisa ishte duke punuar në një çerdhe në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë është rrëzuar.

I njëjti pas goditjes kishte mbetur në gjendje kome, derisa më pas është dërguar nga ekipet emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Doktoresha Nerxhivane Kadriu ka konfirmuar për Indeksonline se një punëtor pas rrëzimit ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, derisa ka thënë se gjendja e tij është përmirsuar, ndërsa punëtorit i është kthyer vetëdija.

Sipas banorëve që kanë qenë duke kaluar afër çerdhes ku ishin duke u kryer punimet, viktima ka lëshuar britma gjatë rrëzimit.

Ndryshe, punëtorët e ndërtimtarisë në vendin tonë vazhdojnë të punojnë në kushte të jashtëzakonshme, ndërsa 17 persona vdiqën si pasojë e rrëzimit gjatë punës./Indeksonline/