75 Mall Live Search
17:45 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Punëtorit të ndërtimtarisë në lagjen “Mati 1” i rrezikohet jeta

Dhjetëra punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e kushteve të këqija të punës.

Si në shumë raste të tjera, edhe sot në Prishtinë në lagjen “Mati 1”, në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, një punëtor shihet duke punuar në maje të saj e i cili shihet pa mbrojtëse duke rrezikuar jetën e tij, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, një hulumtim i Bankës Botërore i publikuar më parë thotë se në Kosovë të drejtat e punëtorëve të ndërtimit shkelen më të madhe.
Sipas tij, rreth 52 për qind e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë punojnë pa kontrata të punës, shpesh me orar të tejzgjatur dhe nuk paguhen për orët shtesë e as për pushimet e festave.
Raporti shton se atyre nuk u ofrohet pushimi vjetor, përveç nëse dëshirojnë ta marrin pa pagesë.
Indeksonline ju sjellë një fotografi ku shihet jeta e punëtorit në rrezik.