23:26 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Punëtorja e deklaruar e McDonald’s nuk është njëra nga tri femrat që i kishin dhënë ushqim falas Ronaldos

Punonjësja e McDonald’s, e cila e deklaroi veten si njëra prej grave që i kanë dhënë Cristiano Ronaldos hamburgerë si fëmijëve, nuk është njëra nga tre femrat që po i kërkon superylli portugez.

Futbollisti i Juventusit ka thënë se do të dëshironte t’ua shpërblente mirësinë tri grave që i kishin dhënë ushqim gjatë kohës kur ishte fëmijë dhe prandaj do të dëshironte t’i takonte dhe të dilte për darkë me to.

Pasi Ronaldo e kërkoi një grua me emrin Edna dhe dy të tjera, Paula Leca doli si njëra prej tyre. Në një prononcim për një radio portugeze, ajo kishte thënë se si CR7 dhe lojtarët tjerë të Sportingut të Lisbonës kishin trokitur në derë dhe kishin lypur për të ngrënë.

Mirëpo, sipas Piers Morgan, ajo nuk është njëra nga tri femrat që i kërkonte lojtari gjatë intervistës. “Ajo nuk është njëra prej tri femrave që iu referohej Ronaldo. Kërkimi po vazhdon”, ka shkruar Morgan në Twitter.

34-vjeçari kishte dhënë një intervistë të gjatë në emisionin Morgan duke treguar për fëmijërinë e vështirë që kishte kaluar në Portugali.

Ai ka treguar se së bashku me të rinjtë tjerë në Lisbonë, pas stërvitjeve e vizitonin një restorant të McDonald’sit, ku tri punëtore u jepnin ushqim falas.