75 Mall Live Search
08:14 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / B O

Punime edhe gjatë natës, magjistralja Prishtinë – Mitrovicë po bëhet

Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, është prej projekteve që kanë zgjatur më së shumti. Për shumë vjet qytetarët që shfrytëzojnë këtë udhë ankohen për mosfunksionalizim e saj.

Megjithatë, duket se ka “dritë në fund të tunelit”. Në pamjet e fundit të sigurara nga IndeksOnline, shihet që punimet kanë filluar, madje po punohet edhe natën.

Sipas të dhënave nga Ministria, vlera e kontratës për rrugën Prishtinë – Mitrovicë, pa TVSH, është mbi 26 milionë e 864 mijë euro.

Sipas planit dinamik, përfundimi i projektit thuhet se do të bëhet në maj të vitit 2023. /IndeksOnline/