75 Mall Live Search
15:28 / E Premte, 01 Mars 2024 / mp

Punime intensive në rrugën A, drejtori Xhaferi jep të rejat e fundit

Kanë përfunduar mbi 70% e punimeve në rrugën “A”. Këtë e ka bëtë të ditur për IndeksOnline-n drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi. Te rruga “A” , ka diku 2-3 javë që i kemi filluar punimet.

Lajm i mirë se gati 70 % e pjesës së punimeve sa i përket infrastrukturës nëntokësore, kolektorin atmosferik që janë punimet më të vështira në pjesën e rrugës A janë duke u përmbyllur në segmentin më të rëndësishëm, që i bie nga Veterniku deri te rruga “Holger Petersen” .

Punimet tashmë në pjesën e infrastrukturës nëntokësore mund të them se janë duke kompletuar sa i përket pjesës së betonimit. Jemi duke e izoluar komplet platenë fillimisht e pastaj mbushjen e rrugës”, tha Xhaferi.

Kujtoj se kjo ka qenë periudha më e vështirë e infrastrukturës nëntokësore. Kanë mbetur diku prej 850 metrave kolektor sa i kemi realizuar janë diku edhe 400 metra për të përmbyllur deri te pjesa e rrugës “B”.

Do të vazhdojnë më tej dhe jam shumë i lumtur se në pjesën e rrugës “A” po kurorëzohet si me thënë rruga më e rëndësishme në Prishtinë, do të finalizohet dhe normalisht do ta kemi për shfrytëzim shumë më shpejt .

“Kujtoj se për shkak të pengesës që e kemi pasur në ecjen e punimeve në rrugën “A” kjo na ka krijuar vonesa dhe kujtoj se në pjesën e mesit të vitit, deri në shtator, ne do ta përmbyllim këtë segment të pjesës së rrugës “A” dhe do të jenë si një ndër rrugët model në Prishtinë. Se janë finalizim të procedurave për fillimin e punimeve te pjesa prej 400 metrave që lidhet me rrugën “B” është e kontraktuar kompania”, tha Xhaferi./IndeksOnline/

Më poshtë është intervista me detaje e Xhaferit: