Punime në rrugë, nesër ndalohet qarkullimi në një segment të Obiliqit
 
				Në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq nesër do të zhvillohen punime për asfaltimin e rrugës.
Me këtë rast, rruga do të jetë e mbyllur nga ora 07:00, deri në orën 18:00, shkruan IndeksOnline.
Nga ana e Komunës kanë kërkuar prej qytetarëve që gjatë kohës së punimeve, të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se nesër, më datë 1 nëntor 2025, do të fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës “Hasan Prishtina”. Gjatë zhvillimit të punimeve, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 07:00 deri në ora 18:00.
Lusim qytetarët që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                