75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Punime rehabilituese në nën sistemin e ujitjes Doblibarë të sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini

Nënsistemi i ujitjes në Dobilarë përfshin një sipërfaqe prej 290 ha, ku nuk ka funksionuar prej 40 vjetësh apo që nga ndërtimi i tij në vitet `80-të dhe tani ai është funksional, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit ky sistem është përuruar zyrtarisht, më 9 shtator ku prezent ishte edhe kryeministri dhe ministri i MBPZHR-së.

“Rreth 10% e sipërfaqes së projektuar apo 28 ha mbeten edhe më tej jashtë ujitjes pasi që nuk janë paraparë në kontratë dhe në përmasë parallogarie. Kjo ndodh si pasojë e mungesës së gypave që nga ndërtimi i këtij rrjeti në vitet ’80-të edhe pse në dokumentacionin e ndërmarrjes thuhet se i tërë rrjeti është i vendosur por gjendja në terren tregon se një pjesë e gypave të rrjetit terciar mungon fare”, thuhet në njoftim.

Për këtë qëllim Banka Botërore ka alokuar një buxhet prej 5.400.000 eurosh ku janë paraparë rehabilitimet në kanalin kryesor dhe strukturat rregulluese, rrjetin e ujitjes në 6 nënsisteme ujitëse dhe modernizimi i sistemit me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe zvogëlimit të humbjeve të ujit. Gjithashtu në kuadër të këtij investimi janë edhe mekanizimi për mirëmbajtje dhe operim si ekskavator, mjete transportuese për pajisje dhe punëtorë, pompa thithëse dhe pjesë rezervë për rrjetin e ujitjes./IndeksOnline/