75 Mall Live Search
08:17 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Punimet teknike në Hajvali, lënë disa zona shtatë orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes Veternik, lagjjës Qëndresa, fshatit Hajvali, Cagllavicë, Mirditës, se sot gjatë ditës do të mbesin pa ujë të pijshëm gjithsej 7 orë, duke filluar nga ora 09 – 16.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.