75 Mall Live Search
17:50 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Punimet më rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë shkaktojnë tollovi e kolona të gjata

Komuna e Prishtinës para disa dite ka bërë publike se është nënshkruar kontrata për rregullimin e rrugës “Muharem Fejza” në Prishtinës, e cila njihet si një ndër rrugët më të ngarkuara në kryeqytet, për shkak të ndërtimeve të shumta që janë bërë përgjatë kësaj rruge.

Ka më shumë se dy javë që kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës që ka filluar punimet në këtë rrugë dhe për shkak të punimeve në këtë rrugë çdo ditë janë duke u krijuar edhe kolona të gjatë të veturave.

Banorët po ashtu janë ankuar se përveç tollovisë punimet në këtë rrugë dhe ndërtimi i ndërtesave të larta janë duke krijuar një pluhur të madh.

Kjo rrugë është arterie  që lidh dy rrugët kryesore, rrugën B dhe rrugën C.