Punimet në autostradën Prishtinë-Pejë, aksidentohen disa vetura, ka të lënduar

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident zinxhiror komunikacioni në fshatin Dollc.
Disa vetura janë përfshirë në këtë aksident. Devijimi që është bërë në punimet në rrugë ka habitur shoferët, të cilët kanë humbur drejtimin rreth orës 6 të mëngjesit.
Tre persona janë lënduar nga ky aksident, ndërsa janë dëmtuar tri vetura./Indeksonline/