75 Mall Live Search
14:37 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / G T

Punimet në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali, kanë hyrë në fazën finale!

Sot po zhvillohen punimet për instalimin e ndriçuesve “Flood Lights” në stadiumin kryesor të Kampit Nacional në Hajvali. Po ashtu, është duke u punuar me intensitet të lartë për ndërtimin e tribunave veriore dhe jugore, projekt ky i financuar nga FIFA Forward dhe UEFA HatTrick.

Kampi Nacional në Hajvali është një nga projektet më të mëdha që FFK-ja po realizon gjatë këtyre viteve. Ky kamp po shfrytëzohet për ngjarje dhe organizime të ndryshme, duke përfshirë edukimin e trajnerëve, zhvillimin e programeve në bashkëpunim me UEFA-në dhe FIFA, siç janë Grassroots, TDS, Women’s Development, Elite Youth, Futbolli në Shkolla dhe Futbolli për Shkolla.

Rritja dhe përmirësimi i infrastrukturës është hapi më i rëndësishëm strategjik i FFK-së për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë.