10:49 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Punimet në magjistralen Prishtinë – Podujevë shkaktojnë trafik dhe pluhur

Magjistralja Podujevë – Prishtinë është ngarkuar shumë kohëve të fundit, sidomos pasi që kanë filluar punimet në disa pjesë të kësaj magjistrale në të njëjtën kohë.

Përveç ngarkesave të shumta, pluhuri dhe vonesat janë bërë të padurueshme për frekuentuesit e kësaj magjistraleje.

Një fotografi e dërguar në redaksinë e “Indeksonline” e paraqet gjendjen në këtë rrugë, ku vërehet pluhuri i madh dhe po ashtu kolonat me vetura.

Sipas qytetarëve që çdo ditë udhëtojnë nga Podujeva në Prishtinë dhe anasjelltas nga ngarkesa në këtë rrugë bëjnë më së paku 1 orë e 30 minuta./Indeksonline/