Punimet në rrjet lënë pa ujë disa zona të Prishtinës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë ka njoftuar se sot për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona.
Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rruga “Tirana”, rruga” Vicianum”, rruga” Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Kalabria.
Pa ujë do të mbesin edhe banorët në rrugën “Tirana”.

