Punimet në ‘Rrugën A’/ Drejtori Xhaferi publikon pamjet e saj

Punimet për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”, e cila njihet si rruga A, po kryen sipas parashikimeve, transmeton IndeksOnline.
Segmenti i parë prej 1.5 kilometrave pritet të përfundojë brenda 240 ditëve dhe do të kushtojë mbi 8 milionë euro.
Drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ka publikuar një foto të rrugës ku shihet puna që është bërë deri më tani.
Rruga “Jim Xhema” e njohur si rruga A, sipas udhëheqjes komunale të Prishtinës, është njëri nga projektet më madhore për kryeqytetin.
Punimet po zhvillohet njëkohësisht nga të dyja skajet e rrugës dhe kostoja e këtij projekti është 8.4 milionë euro./IndeksOnline/