Punimet në stacionin e autobusëve në Prishtinë, bllokohet një pjesë e rrugës

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë kanë filluar punimet për rikonstruktimin e fontanës publike.
Kështu ka njoftuar stacioni i autobusëve përmes një njoftimi për media.
“Ju njoftojmë se hapësirat e stacionit të autobusëve në Prishtinë, kanë filluar punimet për rikonstruktimin e fontanës publike. Gjatë kohës së realizimit të punimeve, një pjesë e hapësirës përreth fontanës do të jetë e rrethuar dhe e pamundshme për qasje publike”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, këto punime janë pjesë e angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një ambienti më të pastër, më funksional dhe më estetik për të gjithë udhëtarët dhe qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.
Gjatë kohës së realizimit të punimeve, një pjesë e hapësirës përreth fontanës do të jetë e rrethuar dhe e pamundshme për qasje publike./Indeksonline/